Sport Ndërkombëtar

Nunez te Liverpool është punë e kryer

Darwin Nunez

“The Reds” mposhtën Manchester United-in në garën për sulmuesin uruguajan.

Siç edhe ishte raportuar para disa ditësh, Darwin do të jetë pjesë e arsenalit të Jurgen Klopp për sezonin e ardhshëm.

Lexo edhe:
Liverpool me ofertë treshifrore për Nunez

Lojtari veçse ka arritur marrëveshjen për kontratën pesë vjeçare, raporton Fabrizio Romano.

“Liverpool tani po mbyll marrëveshjen me Darwin Núñez, ja ku po shkojmë! Takimi në mëngjes me marrëveshje verbale në vend mes Liverpool dhe Benfica, vetëm në pritje për të nënshkruar. 80 milion € plus 20 milion € tarifë shtesë”, shkruan gazetari Italian.

Liverpool tani po përgatit dokumentacionet dhe po presin dritën e gjelbër nga klubi portugez ëpr transferimin e mjeteve financiare.

Një lëvizje e tillë do të thotë se tani finalistët e Ligës së Kampionëve në mesin e tyre do të kenë opsione të frikshme sulmi.

Mohamed Salah, Luis Diaz, Diogo Jota dhe Boby Firmino së bashku me 23 vjeçarin do të jenë mëës të mjaftueshëm që Klopp të ngritë lart edhe një trofe tjetër të Premierligës.

Përndryshe, autori i i 26 golave dhe tetë asistimeve në 28 paraqitje në Liga Portugal gjatë edicionit që lamë pas, ka kontratë me ‘Shqiponjat’ deri në qershorin e vitit 2025.

Kurse, vlera e tij aktuale në treg qëndron në 55 milionë euro, sipas ‘transfermarkt’. /Shqip.com