Rozë

Romeo Veshaj: Donaldi puthte vajza që 13 vjeç

Në emisionin “Wake Up” dje (e hënë) kanë qenë të ftuar binjakët Veshaj.

Vëllezërit nga Vlora kanë folur për emisionin e tyre “Më lër të flasë” i cili tashmë ka filluar të transmetohet.

Ndër të tjerash, vëllezërit aktorë zhvilluan së bashku edhe një lojë, ku u pyetën rreth detajeve të jetës sendimentale të njëri-tjetrit.

Në një moment, Romeo u pyet nga moderatori se nëse e dinte se kur ka qenë e dashura e parë zyrtare e Donaldit.

Vet Donaldi tha se nuk e mban mend, por vëllai i tij u përgjigj duke thënë se kishet qenë 13 vjeç dhe se në atë moshë ka qenë një donzhuan i vërtetë, ku femrat i shkonin pas.

Kujtojmë se Donaldi është mjaft i përfolur sa i përket jetës private. Lidhje dhe ndarja me Trixën më pas deklaratat për Borën kanë bërë që aktori Veshaj të jetë personazh mjaft i komentuar./Shqip.com