Romeo Veshaj dhe Lori Hoxha në lidhje? Kjo është deklarata e Sarës që i futi të gjithë në dyshime
Raportet mes vëllezërve Veshaj e motrave Hoxhaj janë mjaft të ngrohta.
Në puntatën e fundit të emisionit “Më lër të flasë” ishte e ftuar Sara Hoxha, njëra nga trashëgimtaret e Top Channel, e cila u kënaq me humorin e Donaldit e Romeos.
Derisa në mediat rozë prej disa javësh po përflitet se mes trashëgimtares së ‘Top Channel’, Lori Hoxha dhe aktorit Romeo Veshaj ka nisur një romancë dashurie, duket se për lidhjen e tyre tashmë ka ardhur edhe konfirmimi i parë.
Gjatë bisedës u shfaq një fotografi e montuar e Ledionit ku shihej përkrah disa vajzave në Maldive.
Trashëgimtarja e Top Channel me humor tha se ata kanë një marrëdhënie të konsoliduar dhe të hapur, duke bërë që Romeo të shprehej se dëshironte një vajzë si Sara përkrah tij.
Deri këtu jemi në rregull, por përgjigjja e Sarës tërhoqi vëmendjen e fansavee dhe i bëri të mendojmë se ajo sapo konfirmoi lidhjen e Lorit me aktorin, pasi me bindje tha se Romeo e ka larg saj në karakter vajzën që ka përkrah. Ndërkohë që Romeo nuk ka një lidhje publike pasi sapo është ndarë nga Aleksia Peleshi.
“E ke shumë larg meje, në karakter shumë larg”, ishte përgjigjja e Sarës nga e cila Romeo u vu paksa në siklet, teksa ra dakord me atë që tha Sara.
Kjo ishte deklarata e saj ku futi të gjithë në dyshime thuajse duke konfirmuar lidhjen mes Lorit e Romeos./Shqip.com