Sport Ndërkombëtar

Roma po mendon transferimin e mbrojtësit të Barcelonës

AS Roma

Pas transferimi të Eric Garcias te Barcelona, Clement Lenglet tashmë është i padëshiruar te katalanasit, shkruan Shqip.com.

Blaugranët nuk llogarisin në shërbimet e tij për edicionin e ri, derisa Lenglet pritet të largohet.

Skuadra nga kryeqyteti italian, Roma është skuadra e fundit që ka shprehur interesim për transferimin e francezit.

Jose Mourinho pëlqen lojtarin derisa synon ta transferoj atë gjatë këtij afati kalimtar.

Clement Lenglet

Barcelona është duke kërkuar ta largoj gjatë kësaj mërkato lojtarin dhe në rast se nuk vie oferta për shitjen përfundimtare të tij, ata janë të gatshëm ta dërgojnë në huazim.

Nga ana tjetër, “Giallorosët” po kërkonë huazimin e tij për një vit me të drejtë blerje pastaj për 30 milionë euro.

Sipas mediave spanjolle dhe italiane, të dy klubet do të takohen gjatë javës së ardhshme për të diskutuar në lidhje me transferimin e mbrojtësit./Shqip.com