Sport Ndërkombëtar

Roma – Milan, mbyllet pa fitues

 Ka përfunduar me barazimin 1-1 kryendeshja e javës së 32-të në Serie A ndërmjet Romës e Milanit.

Në stadiumin e stërmbushur me afro 65 mijë tifozë, duhej të kishte gol dhe befasisht u shënuan dy në sekondat e fundit të ndeshjes.

Zaki Celik asistoi te Tammy Abraham në minutën e 90+4-t, duke shpërthyer kështu festa në “Olimpico”.

Mirëpo, Milani i barazoi shifrat në 1-1 me golin e Saelemaekers (90+5′), duke bërë që në fund të ndaheshin pikët.

Pas javës së 32-të, Milani vazhdon të jetë në vendin e katërt me 57 pikë, po aq sa ka edhe Roma në të pestin.

/Shqip.com