Sport Ndërkombëtar

Roma i dhuron bileta falas tifozëve që ishin pjesë e humbjes turpëruese nga Bodo Glimt

Skuadra e Serisë A, Roma, do t’i shpërblejë mbështetësit të cilët ishin pjesë e humbjes turpëruese nga Bodo Glimt me rezultat 6:1.

Roma do të shpërblejë besimin e 166 tifozëve që udhëtuan për ndeshjen e tetorit të kaluar, duke i çuar në finalen e Konferencës së Ligës së Evropës kundër Feyenoord më vonë këtë muaj në Tiranë.

Skuadra e Jose Mourinhos e kaloi Leicester Cityn në gjysmëfinale për të rezervuar vendin e tyre.

Në tetor të vitit të kaluar kur një grup tifozësh të Romës bënë udhëtimin e gjatë nëpër Evropë duke pritur të shihnin skuadrën e Serisë A të jepte një garë të ngushtë të paktën në Norvegji, vetëm për t’u larguar të përulur nga përballja e tyre në Europa League.

Roma vs Bodo/Glimt | Conference League: Bodo/Glimt stop Mourinho's Roma  again | Marca

Por pasi u hakmorën në çerekfinalet e UECL muajin e kaluar, skuadra italiane do ta shpërblejë angazhimin e tyre tani duke i çuar në Shqipëri me paratë e tyre.

Me disponueshmëri të kufizuar, pjesa tjetër e alokimit të klubit do të jetë e hapur për një short për mbajtësit e biletave sezonale.

European football roundup: Roma humiliated 6-1 by Bodø/Glimt | Europa  Conference League | The Guardian

Finalja e UECL ka një peshë shtesë për Mourinhon pasi skuadra e tij mbetet ende në rrezik për që të mos arrij kualifikimin në kampionate Evropiane./Shqip.com