Sport Ndërkombëtar

Roma fiton ndaj Feyenoord në vazhdime dhe avancon në Ligën e Evropës

FOTO: corrieredellosport
FOTO: corrieredellosport

Skuadra italiane Roma ka shënuar fitore ndaj Feyenoord me rezultat 4-1 pas vazhdimeve për të kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Evropës.

Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave ishte mbyllur me fitoren e holandezëve me rezultat 1-0.

Pjesa e parë solli raste, por rrjetat heshtën.  I pari rrezikoi Bryan Cristante që në start, por gjuajtja shkoi ngjitur me shtyllën.

Feyenoord kishte dy raste, por Szymanski dhe Hartman nuk ishin të saktë.

Në mesin e pjesës së parë mysafirët kërkuan penallti, por gjyqtari nuk mendoi ashtu.

Në fillimin e pjesës së dytë erdhi goli. Leonardo Spinazzola shënoi për 1-0.

Roma shënoi edhe njëherë me Cristanten, por që u anulua për një faull më herët para golit.

Në minutën e 81-të, Feyenoord barazoi me Igor Paixao për 1-1.

Por kur ke në skuadër një Paulo Dybala është më e lehtë. Argjentinasi mori një top në zonë dhe me një kthim të bukur shënoi për 2-1.

Me këtë rezultat u mbyll koha e rregullit dhe pasi që rezultati i përgjithshëm ishte 2-2, ndeshja shkoi në vazhdime.

Në pjesën e parë të kohës shtesë, Tammy Abraham asiston te Stephan El Shaaraëy që shënoi për 3-1.

Roma nuk u ndal me kaq dhe shënoi edhe njëherë, me Lorenzo Pellegrinin për 4-1.

Fitore e madhe e Romës, që me rezultat 4-2 kaloi tutje në gjysmëfinale.

/Shqip.com