Sport Ndërkombëtar

Roma “dorëzohet” përballë Lazios

Roma pëson humbje nga Lazio

Roma është gjunjëzuar ndaj Lazios në “Derby della Capitale”.

Skuadra e Jose Mournihos është mposhtur me rezultat 3-2 në kryendeshjen e javës në Serie A, shkruan Shqip.com.

Serinë e golave në këtë ndeshje e hapi Milikonvic-Savic pas vetëm dhjetë minutave lojë, ndërsa asistues ishte Felipe Anderson.

Nëntë minuta pas golit të parë, radha për të shënuar i erdhi Pedro Rodriguez për të cilin ky gol ishte tejet i veçantë.

Pedro ishte lojtar i Romës në sezonën e kaluar, ndërsa me ardhjen e Mourinhos ai u largua nga ekipi pasi trajneri portugez e konsideroi atë si të panevojshëm.

“Goditjen” e fundit skuadrës mysafire i’a dhe Felipe Anderson i cili realizoi gol pas 63 minutave lojë.

https://twitter.com/MessiMX30i/status/1442178789501546497?s=20
Goli i shënuar nga Felipe Anderson

Deri në fund e gjitha që Roma bëri ishte ngushtimi i rezultatit me anë të Vertout nga pika e bardhë.

Pas kësaj fitore, Lazio është në vendin e gjashtë me 11 pikë, kurse Roma është dy pozita më lartë.

Për Lazion nga minuta e parë luajti Eleseid Hysaj, kurse Vedat Muriqi u fut në minutat e fundit të ndeshjes./Shqip.com

Image
Festimi i veçantë nga trajneri i Lazios, Maurizio Sarri pas përfundimit të ndeshjes