Sport Ndërkombëtar

Roma demolon Bodo Glimtin në “Olimpico”

Roma - Bodo Glimt

Roma ka shënuar fitore ndaj Bodo Glimt në çerekfinalen e dytë të Ligës së Konferencës me rezultat 4-0.

Ndeshja e parë ishte mbyllur me fitoren e norvegjezëve me rezultat 2-1, duke i vënë italianët në vështirësi për ndeshjen e dytë.

Por të besuarit e Jose Mourinhos arritën shpejtë ta zhbllokojnë ndeshjen, kur Tammy Ambraham shënoi nga afër për 1-0 në minutën e 5-të.

Roma nuk u ndal pasi që kishte edhe tre raste para se të shënonte golin e dytë, ku rrezikuan Henrikh Miktaryan, Abraham dhe Lorenzo Pellegrini.

Goli i dytë erdhi në minutën e 23-të, kur Pellegrini asistoi te Nicolo Zaniolo që shënoi për 2-0.

Italiani këmbëshpejtë arriti të shënojë golin e dytë personal në minutën e 29-të për 3-0.

Abraham ka mundur ta qojë Romën në pushim me katër gola, por portieri Nikita Haikin bëri pritje të madhe.

Por me të filluar pjesa e dytë Roma largoi çdo dyshim për fituesin e kësaj ndeshje.

Zhvillohej minuta e 49-të kur Nicolo Zaniolo kompletoi het-trikun e tij për ta dërguar Romën në epërsi prej 4-0.

Deri në fund edhe pse të dy skuadrat provuan, nuk kishte më gola dhe Roma me rezultat të përgjithshëm 5-2 kalon në gjysmëfinale, ku do të takohet me Leicesterin. /Shqip.com