Sport Ndërkombëtar

Roma arrinë marrëveshje për transferimin e sulmuesit të Chelseat

AS Roma

Klubi italian, Roma ka arritur marrëveshje mbi transferimin e sulmuesit të Chelseat, transmeton Shqip.com.

Bëhet fjalë për 23-vjeçarin, Tammy Abraham i cili prej kohësh ishte i lidhur me një transferim larg “Stamford Bridge”.

Sipas “Sky Italia”, klubi nga kryeqyteti italian tashmë ka një marrëveshje për transferimin e sulmuesit anglez.

Tammy Abraham

Në të njëjtën kohë, “Giallorossët” mund të jenë pranë humbjes së sulmuesit boshnjak, Edin Dzeko, i cili pritet të transferohet te Interi si zëvendësues i Lukakut.

Kurse pas transferimit të sulmuesit belg te Chelsea, Abraham është në kërkim të një skuadre të re, pasi mundësit për të siguruar minuta me skudrën londineze janë të pakta.

Abraham është pjesë e skuadrës londineze që nga viti 2016, ku gjatë kësaj periudhe me klubin ka shënuar 21 gola në 58 ndeshje, ndërsa ka qenë i huazuar te skuadra si: Bristol City, Swansea City dhe Aston Villa./Shqip.com