Art Jetese

Roli i tiroides në rënien e flokëve

Njeriut mund t’i bien flokët për arsye të ndryshme, njëra prej tyre mund të jetë edhe probemi me hormonet e tiroides.

Hormonet e tiroides luajnë një rol thelbësor për rritjen dhe mirëmbajtjen e flokut.

Kur tiroidja prodhon shumë ose pak hormone, sistemi i brendshëm kalon në shok, që manifestohet me pezullimin e rritjes së flokut më herët seç duhet.

Gjatë këtij shoku, njeriu mund të humbasë 70 përqind të flokëve në vetëm 2 muaj.

Shenjat paralajmëruese të rënies së flokëve për shkak të tiroides.

Rënia e lehtë e flokut është më se normale. Njeriu humbet 50-100 qime nga trupi çdo ditë.

Njerëzit, organizmi i të cilëve bie në shok për faj të tiroides , vërejnë se flokët u bien me grushta.

Problemet me tiroiden ndahen në  dy kategori: hipotiroidizmi dhe hipertiroidizmi, shkruan agroweb.

Përveç rënies së flokëve, simptoma të tjera të hipotiroidizmit janë edhe ethet nga e ftohura, shtim i pashpjegueshëm në peshë, plogështi, harresë, probleme me humorin etj.

Ekspertët erekomandojnë përdorimin e këtyre trajtimeve natyrale kundër rënies së flokut.

Vaji i peshkut që është shumë i pasur me acide yndyrore omega-3

Barishtet si spinaqi që kanë sasi të mëdha të vitaminës A dhe C.

Ushqime të pasura me proteinë, siç janë ato të bulmetit, legumet dhe arrorët që forcojnë flokun.

Ushqimet e pasura me biotinë siç janë drithërat, mëlçia e shtazëve, e verdha e vezës. Biotina është shumë e nevojshme për mbrojtjen e flokut.

Ushqimet e pasura me kalçium, një mineral i nevojshëm për rritjen e flokut. Këtu mund të përmendim qumështin dhe djathin.

/Shqip.com