Art Jetese

Role me reçel, arra dhe kanellë

Vetëm me pak përbërës, në pak hapa dhe në kohë fare të shkurtër, realizoni këtë copëz lumturie.

Përbërësit: 1 petë sfoljatë, 1 lugë gjelle kanellë, reçelin tuaj të preferuar (unë kisha me fruta pylli) dhe 1 grusht arra.

Përgatitja: Hapim petën dhe shtojmë reçelin. E spërkasim me kanellë. Shtojmë sipër arrat e copëtuara. Formojmë rolenë dhe më pas e presim në pjesë të barabarta. I shtrojmë në një tavë pjekje.

Shtojmë disa fruta pylli sipër dhe i vendosim në furrë (opsionale). E pjekim në furrë të para ngrohur.

Temp: 180⁰C.

Koha: 20-25 minuta.