Sport Shqiptar

Robin Krasniqi fiton me nokaut teknik

Robin Krasniqi ka fituar në mënyrë spektakolare ndaj boksierit shqiptar me nënshtetësi belge, Timur Nikarkhoev.

Krasniqi ka fituar me nokaut teknik, pas përfundimit të rundit të pestë. Deri në atë moment të dy boksierët kanë shkëmbyer shumë goditje.

Megjithatë, në fund të rundit të pestë, një ofensivë e Krasniqit ka bërë që Timur Nikarkhoev të mos e vazhdojë luftën.

“Përshëndetje shqiptarët e mi. Gjithmonë me zemër e shpirt kuqezi. Përshëndes të gjithë, e në veçanti disa mysafirë specialë, si baca Rifat (Jashari), Ramush Haradinaj, që kanë sakrifikuar shumë”, ka thënë Krasniqi pas fitores.

Kjo ishte fitorja e 52-të e Krasniqit, i cili në karrierë ka edhe gjashtë humbje.

/Shqip.com