Ekonomi

Rizvanolli: Disa kompani deshën të tërhiqen nga ankandi solar për shkak të sulmit në Banjskë

Sulmi i 24 shtatorit në Banjskë, nga grupi para ushtarak serb ka ngjallë pasiguri të disa kompani të huaja për të investuar në Kosovës.

Disa, nga to që kanë qenë të interesuara për të investuar në ndërtimin e parkut me energji solare, kishin planifikuar të tërhiqen.

Këtë e ka bërë të ditur ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli të shtunën në hapjen  publike të ofertave të procesit ofertues për Ankandin e Parë Solar Foltovoltaik prej 100 megavatëve.

Ajo, tha se kjo ka qenë arsyeja pse afati është shtyrë për herën e tretë.

“Herën e tretë ka qenë veçanërisht sulmi në Banjskë që ka qenë 10 ditë para përmbylljes së afatit të ofertave. Kemi pasur informatat se disa kompani që kanë dashur të investojnë po planifikojnë të tërhiqen për shkak se ka krijuar një pasiguri dhe për të mos rrezikuar që kompanitë që dështorjnë të investojnë  mos të tërhiqen kemi dhënë një mundësi shtesë për të treguar sigurinë që ofron Kosova për investime”, ka thënë Rizvanolli, raporton teve1.

Ajo ka treguar edhe arsyet për shtyrje dy herrat e kaluara.

“Hera e parë ka qenë veçanërisht të them problematike sepse ka qenë mesi i verës, andaj ka qenë e natyrshme që shumë kompani e kanë pasur të pamundur të aplikojnë, herën e dytë gjithashtu e kemi parë që ka kompani të cilat janë formuar më vonë dhe kanë pasur interesim të aplikojnë”, tha ajo.

Gjashtë kompani nga vende të ndryshme si Kosova, Turqia, Franca dhe Egjipti dorëzuan ofertat e tyre për ndërtimin e implantit solar prej 100 megavatësh në Kosovë, proces ky që u realizua në prani të komisionit vlerësues.

/Shqip.com