Rozë

Rivalitet dhe garë e ashpër? Luana reagon për herë të parë

Luana Vjollca dhe Arbana Osmani

Ka disa javë që në media është duke qarkulluar lajmi se këngëtarja dhe moderatorja, Luana Vjollca i ka prishur raportet me Arbana Osmanin.

E gjithë kjo supozohet që ka ndodhur për shkak të mosmarrëveshjeve se kush do të prezantoi Big Brother Vip.

Por, tashmë nuk ka dilema pasi që Arbana është zyrtarizuar nga televizioni.

Teksa zërat për një rivalitet të heshtur vazhdojnë, një përgjigje e Luanës sot duket të jetë përgjigja e saj indirekte.

“Nuk ka garë. Është vetëm ti përballë vetes” – ka qenë shkrimi të cilin Luana e ka ndarë me ndjekësit.

Në anën tjetër, Arbana ka qëndruar këto ditë në Kosovë dhe është pyetur për raportin më Luanën.

Arbana ka vendosur të përgjigjet pyetjes së gazetarit shkurt duke zgjedhur të mos bëj reagime rreth lajmeve të shkruara.

Lexo edhe:
Arbana Osmani thyen heshtjen, flet për prishjen e raporteve me Luana Vjollcën

Ajo ka thënë se “Nuk merrem me përgënjeshtrime portalesh dhe me pohime portalesh sepse kam shumë punë të tjera për të bërë”, duke lënë të kuptojmë se diçka të vërtetë ndoshta edhe mund të ketë!