Rozë

Arbana Osmani thyen heshtjen, flet për prishjen e raporteve me Luana Vjollcën

Arbana Osmani dhe Luana Vjollca

Prezantuesja Arbana Osmani së fundmi ka qenë e ftuar në festivalin e filmit ndërkombëtar në Kosovë Prifest 2021.

Ajo ishte shoqëruese e regjisorit, Eduard Grishaj, i cili ishte i ftuar në festival.

Osmani është ndalur që të jap një interviste të shkurtër për mediat në Kosovë.

Përpos pyetjeve për Big Brother Vip, nga ku prezantuesja zyrtare tashmë, nuk ka zbuluar asgjë, një pyetje ngacmuese e gazetarit të ATV ka qenë edhe rreth raportit të saj me moderatoren Luana Vjollca.

Arbana ka vendosur të përgjigjet pyetjes së gazetarit shkurt duke zgjedhur të mos bëj reagime rreth lajmeve të shkruara.

Ajo ka thënë se “Nuk merrem me përgënjeshtrime portalesh dhe me pohime portalesh sepse kam shumë punë të tjera për të bërë”, duke lënë të kuptojmë se diçka të vërtetë ndoshta edhe mund të ketë!

E gjithë kjo vjen pasi që javë parë në portalet online u fol se midis dy moderatoreve kishte një krisje dhe ato thumbonin njëra-tjetrën.

Madje u mendua se raporti ishte përkeqësuar kur u përfol se të dyja ishin pretendente për moderimin e Big Brother Vip.

Lexo edhe:
Luana Vjollca ‘braktis’ Top Channel-in

Në anën tjetër, Luana javë më parë ka shkëputur kontratën më Top Channel.

Arsyet që dërguan deri në prishjen e kontratës mes tyre nuk dihen ende por gjasat janë që shoun e saj që jemi mësuar ta shohim çdo shtator, ta ndjekim nën logon e ndonjë televizioni tjetër./SHQIP.com