Rozë Ndërkombëtar

Rita Ora për Elizabeth II: Ajo mbretëroi me elegancë dhe nder

Mbretëresha e Mbretërive të Bashkuara, Elizabeth

Artistja kosovare me famë botërore, Rita Ora, ka shprehur keqardhje për vdekjen e Mbretereshën Elizabeth II.

Ajo përmes rrjetit social “Instagram” ka përshkruar mbretereshën si një grua të jashtëzakonshme që mbretëroi me hir dhe nder.

“E di se nuk jam e vetmja me një ndjenjë të madhe humbjeje dhe trishtimi sonte. Mbretëresha ishte një grua e jashtëzakonshme që i dha gjithë jetën vendit të saj. Ajo mbretëroi me një hir, elegancë dhe nder të tillë. Një frymëzim i vërtetë për të gjithë ne. Mendimet dhe lutjet e mia janë me familjen mbretërore në këtë kohë të vështirë dhe të trishtuar. U prehtë në paqe”, ka shkruar Rita.

Mbretëresha Elizabeth II ka vdekur në Balmoral në moshën 96-vjeçare, pasi mbretëroi për 70 vjet.

Me vdekjen e saj, djali i saj i madh Charles, ish Princi i Uellsit, do të udhëheqë vendin në zi si Mbreti i ri dhe kreu i shtetit për 14 mbretëritë e Commonëealth.

Lexo edhe:
Jeta e Mbretëreshës Elizabeth II përmes fotografive

Mbretëresha erdhi në fron në vitin 1952 dhe dëshmoi ndryshime të mëdha shoqërore.