Rozë

Rita Ora me tjetër sukses ndërkombëtar

Rita Ora,

Sukseset për këngëtaren me origjinë shqiptare, Rita Ora nuk kanë të ndalur.

Ajo zyrtarisht është artistja solo britanikë me 10 këngë në TOP 10.

“Rita Ora është artistja britanike me 10 këngë në TOP 10”, thuhet në postimin e publikuar.

Ndryshe, Rita është në lidhje me Taika, i cili tha se lidhja e tij dhe Ritës funksionon sepse ata ishin ‘miqtë më të mirë’ përpara se romanca e tyre të lulëzonte.

I pyetur për takimin e tyre të parë, Taika i tha Louis: “Ne në fakt e kemi njohur njëri-tjetrin prej vitesh, përpara se të bashkoheshim”.

Thuhet se Rita u martua me regjisorin, 47 vjeç, në një ceremoni private këtë verë dhe megjithëse nuk e ka konfirmuar kurrë në mënyrë eksplicite martesën – miqtë e saj të ngushtë e kanë bërë.

/Shqip.com