Sport Ndërkombëtar

“Ringjallja” e Granit Xhakës

Granit Xhaka

Granit Xhaka ishte një nga lojtarët e fundit që doli nga fusha në ndeshjen e Arsenalit me Brentfordin.

Mesfushori qëndroi pas fitores për të përshëndetur tifozët që kishin udhëtuar dhe ata e pritën reprezentuesin e Zvicrës me duartrokitje, shkruan Sky Sports.

Një pritje e tillë do të ishte e paimagjinueshme – vetëm disa vite më parë.

Vetëm tre vite më parë, ai u largua nga fusha duke sharë tifozët dhe iu hoq shiriti i kapitenit.

Vetëm në shkurt ai refuzoi ta merrte shiritin e kapitenit, pasi Alexandre Lacazette u zëvendësia dhe ia ofroi shiritin Xhakës.

“Unë nuk isha gati për këtë,” shpjegoi ai më vonë.

Këtë herë, megjithatë, në mungesë të të lënduarit Martin Odegaard, ai e veshi atë që në fillim pasi Arsenali siguroi një fitore 3-0 që e ktheu në krye të Ligës Premier.

Kundër Brentford, Xhaka ishte i shkëlqyeshëm, ashtu siç ka qenë gjatë gjithë sezonit, po aq sa ishte edhe për një pjesë të konsiderueshme të sezonit të fundit.

Përmirësimi i tij i detyrohet shumë mënyrës sesi Mikel Arteta, njeriu që e bindi Xhakën të qëndronte në Emirates Stadium në vitin 2020, ka rikonfiguruar mesfushën e tij.

Xhaka nga ana e tij është liruar për të ecur më tej përpara, duke vepruar si numri 8 i krahut të majtë të Arsenalit.

Me një gol dhe tre asistime, Xhaka po shijon përsëri futbollin.

Xhaka është më pak i përfshirë në formimin e Arsenalit, numri i tij për pasime ka rënë me gati 15 për qind nga sezoni i kaluar.

Xhaka ka poseduar gjithmonë vizion të jashtëzakonshëm dhe aftësi pasuese dhe këto cilësi tani po ndihmojnë në zhbllokimin e mbrojtjeve kundërshtare.

Xhaka i rishpikur mund të shihet duke sulmuar përpara dhe duke gdhendur mbrojtjet e hapura të kundërshtarëve.

Prisni që emri i tij të këndohet përsëri nëse ai vazhdon në të njëjtën mënyrë kundër Tottenhamit./Shqip.com