Lajme

Rikthehet ora verore, akrepat lëvizen për një orë

Ndryshimi i orës/Ilustrim

Në orët e para të së dielës më 26 mars 2023, është bërë ndërrimi i orës dimërore me atë verore, praktikë kjo që rikthehet rregullisht në këtë periudhë të vitit.

Rikthimi i orës verore do të thotë se akrepat e orës lëvizën për 60 minuta, pra nga ora 02:00 në orën 03:00.

Ndërrimi i orës verore bëhet si gjithmonë në të dielën e fundit të muajit mars.

Kurse, ora dimërorë do të fillojë në javën e fundit të muajit tetor.

/Shqip.com