Tubimi madhështor përpara Kryeministrisë Protestuesi: Jemi këtu për rrëzimin e Edi Ramës
Publikuar:
(08.06.2026 20:07:56)
Në ditën e 9 të tubimit para Kryeministrisë, protestuesit kanë bërë thirrje që Edi Rama të japë dorëheqjen.
“Jep dorëheqjen. E dimë që fut provokator këtu, që do të shkaktosh trazira, por gjithë populli shqiptar është këtu”, janë shprehur protestuesit.
“Jemi për rrëzimin e qeverisë, jemi për rrëzimin e Edi Ramës”, u shpreh një tjetër qytetar.
Protesta po zhvillohet prej 9 ditësh. Protesta ka kaluar kufijtë. Shqiptarë në treva të ndryshme , kanë protestuar në mbështetje të protestës që mbahet në Tiranë.
/Shqip.com