Sport Ndërkombëtar

PSG thyen rekord në Francë

PSG

Paris Saint-Germain është skuadra e parë në histori që mbetet e pamposhtur në transfertë për një sezon të Ligue 1, duke mos humbur asnjë ndeshje.

Profili i Opta Jean në Tuitter e ka nënvizuar këtë fakt, pas fitores 2-0 të kampionëve në fushën e Metz, në sfidën e fundit të kampionatit.

Të besuarit e Luis Enrique kanë zhvilluar sezon fantastik, në 34 ndeshje, kanë fituar 22 ndeshje prej tyre.

PSG mbylli edicionin me 76 pikë.

/Shqip.com