Sport Ndërkombëtar

Rikthehet Champions League: Interi udhëton drejt Liverpoolit, Bayeni pret Salzburgun

Të martën do të rikthehet Liga e Kampionëve me ndeshjet e kthimit të së tetës së finales.

Bayern Munich pret në shtëpi RB Salzburg, derisa Interi udhëton drejt Liverpoolit.

Liverpooli tashmë e ka po thuajse të sigurt kualifikimin tutje, pasi ndeshjen e parë në Itali e fitoi me rezultat bindës 0:2.

“The Reds” i kanë fituar të gjitha ndeshjet kundër skuadrës italiane në Ligën e Kampionëve, duke mos pësuar asnjë gol.

Skuadra e Jurgen Klopp në 13 ndeshjet e fundit ka 13-të fitore.

Nga ana tjetër kampionët e Serie A  në pesë ndeshjet e fundit kanë dy humbje, dy barazime dhe një fitore.

Në ndeshjen tjetër që zhvillohet të martën Bayerni është favorit përballë Salzburgit.

Skuadra nga Austria befasoi Bayernin në ndeshjen e parë, duke e ndaluar në një barazim.

Megjithatë, në “Allianz Arena”, Kampionët e Gjermanisë i kanë fituar pesë ndeshjet e fundit kundër skuadrave nga Austria.

Kjo do të jetë ndeshja e dhjetë për Salzburgin kundër kundërshtarëve nga Gjermani, derisa ata kanë një rekord prej gjashtë humbjeve, një barazimi dhe dy fitore.

Të dyja ndeshjet do të zhvillohen me fillim nga ora 21:00./Shqip.com