Kulturë

Rifillon restaurimi i mullirit të familjes së Islam Zenelit në Prizren

Qyteti i Prizrenit ka filluar restaurimet e pothuajse 20 monumenteve kulturore.

Disa po restaurohen aktualisht e disa janë në prag të fillimit të punimeve.

Së fundmi, këtyre restaurimeve ju nënshtrua edhe Mulliri i familjes së Zenel Islam Kryeziu në fshatin Pagarushë.

“Kur dëgjojmë e lexojmë historitë që lidhen me luftën e fundit në Kosovë, mullinjtë na paraqiten si kështjella mbrojtëse. Njëri ndër ta është edhe mulliri i Zenel Islamit në fshatin Pagarushë, i cili shërbeu për bluarjen e drithit për të ushqyer popullsinë e strehuar në këtë fshat por edhe ushtarët e UÇK-së gjatë ofezivave të rënda gjatë viteve 1998-1999”, ka shkruar Qëndra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren.

Restaurimet, po mbikëqyren nga QRTK, si dhe arkitektja Kujtesa Godeni.

Ndërkaq, financohen nga Ministria e Kulturës dhe Qëndra Rajonale për Trashëgimi Kulturore.