Lajme

Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale shpallen të enjten

Rezultatet përfundimtare të raundit të parë të zgjedhjeve lokale të 17 tetorit do të shpallen të enjten, në orën 10:00, përcjell Shqip.com.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi

“Rezultatet përfundimtare të raundit të parë të Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave do të shpallen të enjten, në orën 10:00”, shkroi Elezi.

Ndërkaq, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, të martën ka filluar numërimi i votave me kusht dhe personave me aftësi të kufizuara.

Kurse, raundi i dytë i komunave që kanë shkuar në balotazh do të mbahet më 14 nëntor./SHQIP.com