Rezultatet e regjistrimit: Serbia rreth 6.7 milionë banorë, 6.9 për qind më pak se në vitin 2011
Publikuar:
(21.12.2022 14:37:42)

Sipas rezultateve të para të Regjistrimit të Popullsisë, Familjeve dhe Banesave në vitin 2022, në Serbi ka 6.690.887 banorë, njoftoi sot drejtori i Institutit të Statistikave Republikane, Miladin Kovaçeviq.
Krahasuar me regjistrimin e vitit 2011, numri i përgjithshëm i banorëve është zvogëluar për 495.975, pra për 6.9 për qind, që sipas Kovaçeviqit është më pak se sa pritej.
Rënie e numrit të banorëve është shënuar në të gjitha rajonet për rreth 10 për qind, përveç në rajonin e Beogradit, ku numri i banorëve është rritur për rreth 1.6 për qind.
/Shqip.com