Lajme

Regjistrimi i popullsisë në Luginë, Mustafi: Ka rreth 100 mijë shqiptarë

Tashmë janë bërë tetë ditë që kur ka filluar procesi i regjistrimit të popullsisë në Serbi, i cili do të përfundoi me 31 dhjetor.

Kreu i Këshillit Kombëtar shqiptar në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafi u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se në luginë janë rreth 100 mijë shqiptarë.

“Janë krijuar kushtet optimale për të regjistruar çdo shqiptar. Numri real i shqiptarëve në Preshevë në vitin 2004 që jemi rreth 100 mijë. Në vitin 2015 ka dalë shifra 55 mijë. Duke marrë parasysh që mund të regjistrojmë diasporën dhe ata që jetojnë në Kosovë dhe RMV duhet të jenë afër 100 mijë qytetarë shqiptarë në Luginën e Preshëvës”.

Kryeministri, Albin Kurti

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ftoi të gjithë qytetarët t’i përgjigjen pozitivisht regjistrimit të popullsisë, si e vetmja kundërpërgjigje ndaj pasivizimit të adresave.

Sipas tij më këtë i reagojnë shtypjes që është duke ju bërë.

“Të dashuri qytetarë nga sot në tërë Serbinë fillon regjistrimi i popullsisë dhe i pasurive. Në rrethana normale dhe në vende me demokraci të zhvilluar e liri të garantuar procesi i regjistrimit të popullsisë trajtohet si diçka natyrshme. Në ato vende përcaktohen politikat 10 vjeçare zhvillimore dhe sociale duke u bazuar në numrin e popullsisë që del nga regjistrimi.

Shqiptarët që jetojnë në Serbi në vazhdimësi përballën me diskriminim kombëtar dhe njerëzor dhe së fundi me pasivisim të adresave të tyre. Prandaj regjistrimi që fillon sot dhe përfundon më 31 tetor për shqiptarët nuk është vetëm çështje statistike. Si kryeministër i Kosovës ftoj qytetarët që jetojnë në Serbi e veçanërisht në komunat e Preshevës, Metvegjes dhe Bujanovcit që t’i përgjigjen regjistruesve duke regjistruar vetën dhe familjet tuaj. Ju ftojë që shtypjes ti përgjigjeni me regjistrim aty”, ka thënë Kurti në një video-mesazh në Facebook.

/Shqip.com