Reuters shkruan për ndalimin e hyrjes së gazetares ruse në Kosovë

Mediumi prestigjioz Reuters, ka shkruar për ndalimin e hyrjes në Kosovë që i është bërë gazetares ruse të shtunën.
Rueters shkruan se këtë njoftim dje e ka bërë ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, i cili këtë gazetare e iddentifikoi si Daria Aslamova, e për të cilën tha se dyshohej se ishte spiune.
“Shumë vende kanë vërtetuar se ajo ishte e angazhuar në spiunazh për inteligjencën ushtarake ruse dhe se ajo pretendonte të ishte gazetare”, tha Svecla në deklaratën për shtyp.
Reuters nuk mundi të verifikonte akuzat e Svecla. Gazetarja nuk ishte e disponueshme për koment dhe ishte e paqartë nëse ajo kishte punësuar një avokat.
Svecla ka publikuar në faqen e tij në Facebook disa foto të gazetarit me ministrin e Jashtëm rus Sergej Lavrov dhe një tjetër me presidentin sirian Bashar al-Assad ndër të tjera.
Rusia është aleati kryesor i Serbisë dhe ashtu si Beogradi është kundër pavarësisë së Kosovës.
Tensionet mes fqinjëve të Ballkanit Perëndimor, Kosovën dhe Serbinë janë ndezur kohët e fundit dhe kanë ardhur në krye javën e kaluar pasi Kosova tha se do të detyronte serbët që jetojnë në veri të vendit dhe përdorin targa serbe të makinave të aplikojnë për targa të lëshuara nga institucionet e Prishtinës. Tashmë detyrimi është shtyrë.
Serbët etnikë përbëjnë rreth 5 për qind të popullsisë së Kosovës, që është 90 për qind shqiptarë etnikë.
“Përpjekja e saj për të hyrë në vendin tonë, që përkon me zhvillimet në veri të vendit, dëshmon qartë se Rusia i është bashkuar propagandës së Serbisë me qëllim të destabilizimit të vendit tonë”, tha ai.
Kosova i është bashkuar dënimeve të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara kundër pushtimit rus të Ukrainës dhe tashmë ka vendosur sanksione./Shqip.com