Sport Ndërkombëtar

Reprezentuesi i Kosovës, Ibrahim Dresheviq shënon në fitoren e Karagumrukut ndaj Kayserisporit

Futbollisti i Kosovës, Ibrahim Dresheviq, kompletoi ndeshjen në fitoren e rëndësishme të skuadrës së tij, Karagumruk. Karagumruku të mërkurën fitoi 4:2 në udhëtim te Kayserispori, në kuadër të xhiros së 17-të të Superligës së Turqisë.

Levent Mercan në minutën e parë, Mbaye Diagne në minutën e 12-të dhe Otabek Shukurov në minutën e 47-të shënuan tri golat e para për mysafirët.

Bernard Mensah ngushtoi epërsinë dhjetë minuta më pas, por Diagne shënoi një tjetër gol në minutën e 63-të për 4:1.

Ilhan Parlak realizoi për rezultatin final 4:2 në minutën e 72-të. Karagumruku që drejtohet nga Andrea Pirlo ka 19 pikë në 16 ndeshje.

/Shqip.com