Art Jetese

Rënia e flokëve në vjeshtë, vitaminat që ju ndihmojnë

Flokët bien më shumë në vjeshtë dhe kjo është shumë e vërtetë e deri diku normale.

Megjithatë kjo nuk do të thotë që kjo eksperiencë është e këndshme apo se nuk duhet të bëni asgjë për ta ndalur.

Në këta muaj bien 50-70 fije floku çdo ditë si një proces tërësisht fiziologjik.

Ndiqni këshillat mëposhtëm që të shpëtoni menjëherë nga ky problem.

Çfarë të bëni?

Siç thamë edhe më lart, flokët në këtë periudhë bien si pasojë e një procesi fiziologjik i cili fillon në vjeshtë dhe rigjenerohet në pranverë.

Kjo ndodh për shkak të klimës që ndryshon menjëherë.

Kështu që mund të qetësoheni nëse vini re hollim të flokëve në këtë periudhë.

Gjithsesi disa masa mund t’i merrni për ta parandaluar këtë proces.

Mjafton të merrni vitaminat e duhura dhe flokët tuaj do të qëndrojnë të shëndetshëm.

Përsa i përket ushqimit, gjatë vjeshtës kujdesuni të konsumoni shumë ushqime të pasura me omega 3, bulmet, vezë dhe bishtajorë.

Përtej këtyre këshillave ekspertët vënë theksin tek disa vitamina të veçanta për këtë rast.

Vitamina D

Vitaminat dhe mineralet që ju duhen

Këtë rënie masive të flokëve mund ta parandaloni fare lehtë edhe duke marrë vitaminat e duhura.

Ekspertët sugjerojnë  të përdorni vitaminën B, E, C dhe zinkun.

Më konkretisht, vitaminat e grupit B janë shumë të rëndësishme për strukturën dhe mbrojtjen e plotë të flokëve.

Vitamina E është shumë ushqyese dhe plot vlera për flokët, ndërsa vitamina C funksionon si një antioksidant i shkëlqyer i cili forcon rrënjën e flokëve.

Zinku është një mineral që në bashkëpunim me vitaminën C vepron si një kurë e natyrale, si për lëkurën ashtu dhe për flokët, duke i forcuar ata nga majat tek rrënja.

Këshillohuni me mjekun tuaj që në këtë periudhë të vitit të konsumoni disa nga këto vitamina e minerale të rëndësishme.

Në këtë mënyrë do të evitoni shumë probleme me flokët tuaj.

Gjithashtu kini parasysh të kini një stil jetese të shëndetshëm pa duhan, pije alkoolike apo ushqime të dëmshme.

/Shqip.com