Teknologji Auto

Renault pritet së shpejti të prezantoj modelin e ri të Clio-s

Renault Clio / Foto: Il Giornale Digitale
Renault Clio / Foto: Il Giornale Digitale

Hatchback-u francez do të vij me shumë ndryshime të stilit aktual, me një pjesë të përparme të re, më të mprehtë, me fenerë më të hollë LED të vendosur mbi dritat e mëdha të ditës në formë shigjete, bazuar në fotot e para të publikuara gjatë një testimi.

Pjesa e pasme e makinës do të ketë dritat e frenave të ridizajnuara dhe një parakolp më këndor.

Pritet që çdo përmirësim, synon ta bëjë motorin e Clio-s, TCe 90 i zakonshëm me 89 kuaj fuqi ose hibrid E-Tech me 143 kuaj fuqi, në përputhje me rregulloret e ardhshme të emetimeve Euro 7.

Pjesa e brendshme pritet të përfitojë nga shumë ndryshime, duke u bazuar në planet e Renault për të bërë sa më shumë pjesë funksionale brenda veturës vetëm me prekje.

Ekrani i informacionit argëtues do të jetë 9.3 inç.

Sistemet më të avancuara të ndihmës së shoferit do të bëhen pajisje standarde në mënyrë që të përputhen me standardet e reja të sigurisë GSR2.

Kompania franceze nuk ka zbuluar ende vlerën e shitjes së kësaj veture, por shefi i Renault, Luca de Meo, ka paralajmëruar se vendosja e Euro 7, mund të shtojë deri në 2000 € shtesë në çmimin e shitjes së një makine të re, për shkak të kostove inxhinierike.

/Shqip.com