Teknologji Auto

Renault prezanton konceptin 4Ever Trophy

Reno Koncept 4 Ever / Foto: Renault
Reno Koncept 4 Ever / Foto: Renault

Gjiganti francez i automjeteve Renault zbuloi për herë të parë konceptin e quajtur ‘4Ever Trophy’ në panairin e makinave në Paris vitin e kaluar, si një kujtim i Renault 4 origjinal.

Tani kompania zbuloi një version të përditësuar të konceptit, ku ngjyra ka për qëllim të përfaqësojë “topat ikonë të tenisit të French Open”, që është pikërisht vendi ku kompania planifikon të debutojë makinën.

Crossover-i elektrik do ecë me goma të gjitha terrenet.

Shefi i dizajnit të avancuar dhe konceptual i Renault, Sandeep Bhambra thotë se koncepti është “shumë afër” me versionin e prodhimit.

/Shqip.com