Lajme

Reduktimet vazhdojnë, Buzhala paralajmëron krizë energjetike në Kosovë

Ministria e Ekonomisë, të hënën njoftoi se nuk do të ketë reduktime të energjisë elektrike.

Mirëpo, një gjë e tillë nuk po ndodh sot.

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala tha për Shqip.com se reduktimet e energjisë elektrike po vazhdojnë edhe të martën.

“Ka reduktime, ato janë minimale. I kemi të planifikuara nga dy orë. Vetëm dje (e hënë) gjatë dy orëshit të parë ka ndodh. Ndërsa sot, reduktimet kanë filluar në ora 09:00. Reduktimet janë të planifikuara dy orëshe do të thotë me grupe grupe. Nuk shkon e gjithë Kosova në reduktime përnjëherë.

Dje është përmirësuar gjendja aty, mirëpo sot kemi marrë udhëzime nga KOSST-i që të fillojmë me kufizime të energjisë elektrike”, tha ai.

Për marrëveshjen e energjisë mes qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, Buzhala tha se nuk kanë informacione mbi të, pasi nuk janë subjet i marrëveshjes”,

Por, shtoi se kufizimet janë duke ndodhur për shkak se situata është rëndruar dhe dy blloqe të KEK-ut janë në remont vjetor.

“Kur bazohemi komplet në prodhimin vendor dhe kur dy blloqe të KEK-ut janë në remont vjetor atëherë është rëndu pak situata. Presim që të përmirësohet kah fundi i muajit. Në bazë të planifikimeve dhe njoftimeve që i kemi marrë nga kjo kompani, presim të kthehet nga remonti njësia B2 dhe të përmirësoj gjendjen”, u shpreh ai.

Ilustrim

Sa i përket konsumit në orë, Buzhala tha se konsumi maksimal është 780 MWh, ndërsa shton se pas mesnate “bjen deri nën 300MWh”.

“Prodhimi shkon dikun 550 megavat pra në pikë paraqitet një mungesë që shkon mbi 200 MW por ajo mund të jetë 1 orë ose 2 maksimumi”.

Sa i përket se sa kohë do të zgjas periudha e reduktimeve, Buzhala ngreu alarm për dimër të vështirë.

Kjo pasi, sipas tij e gjithë Evropa është në krizë për energji elektrike dhe kësaj nuk mund t’i shpëtoj edhe Kosova.

“Kjo nvaret nga çmimet ndërkombëtare dhe situata financiare e sistemit elektroenergjetik nvaret edhe nga niveli i prodhimit vendor dhe nga kursimi që e bën populli. Kur hyjmë në periudhën e ftohtë parashihet dimër i ftohtë për të gjithë Evropën. E gjithë Evropa është në krizë” – shtoi ai.

Duke folur për nivelin e konsumit që shkon gjatë dimrit, ai tha se kursimi është jetik pasi konsumi gjatë kwsaj periudhe është i lartë.

“Presim që gjendja financiare të përmirësohet e komplet sisteimit pasi është një minus i madh prej 120 milionë eurove dhe kjo është shumë për Kosovën. Duhet të krijohet balancimi 0 të paktën në mënyrë që të nisim me kosto reflektive. Kursimi është i domosdoshëm pasi vetëm në këto ditë nëse hyjmë në import na kushton 1 milionë euro në ditë. Dimrit mund të na shkoj edhe në 5-6 milionë euro. Apo në ato që parashihen që mund të shkoj deri në 1 mijë euro për megavat. Prandaj kursimi është jetik. Nuk mund ta përballoj ekonomia e Kosovës 5 milionë euro nga importi çdo ditë.

Theksojmë se Ministria e Ekonomisë ka njoftuar se është kthyer furnizimi i rregullt me energji elektrike.

ME-ja ka thënë se fal bashkëpunimit me Shqipërinë, mes KEK-ut dhe KESH-it, është arritur që të evitohen reduktimet që nga ora 14:00 dhe do të vazhdojë furnizimi i rregullt me energji.

Lexo edhe:
Nuk do të ketë më reduktime, Shqipëria i del në ndihmë Kosovës

ME-ja ka bërë thirrje për kursim të energjisë.

“Duke u nisur nga situata botërore me krizën energjetike që ka prekur edhe rajonin, të gjitha institucionet përgjegjëse po punojnë intensivisht dhe në koordinim për sigurinë e furnizimit me energji elektrike. Falë kësaj pune dhe bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë, përkatësisht Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) dhe Korporatës Elektroenergjitike të Shqipërisë (KESH) është arritur që të evitohen reduktimet që nga ora 14:00 dhe të vazhdojë furnizimi i rregullt me energji elektrike. Institucionet do të vazhdojnë të bëjnë përpjekjet maksimale për të ruajtur furnizimin e rregullt me energji elektrike gjatë ditëve në vijim. Megjithatë, marrë parasysh situatën, luten të gjithë qytetarët dhe bizneset që të marrin masa kursimi dhe të jenë sa më të kujdesshëm në përdorimin e energjisë elektrike. Bashkëpunimi me Shqipërinë do të pasohet nga të tjera masa në adresim të krizës energjetike dhe gjendjes së emergjencës ku ndodhemi”, thuhet nga Ministria e Ekonomisë.

Ndërkaq Korporata Energjetike e Kosovës përmes një postimi në Facebook ka thënë se bashkëpunimi me KESH po tregon rezultate pozitive në tejkalimin e krizës energjetike.

Sipas njoftimit, KEK-u deri më tani ka depozituar mbi 120,000 MWh energji elektrike në KESH, kjo me qëllim të zbutjes së kërkesës në ngritje për energji elektrike në Shqipëri./Shqip.com