Realizohet goli i parë në derbin e Milanit
Publikuar:
(07.11.2021 21:00:49)

Interi ka kaluar në epërsi ndaj Milanit, në ndeshjen që ka filluar në ora 20:45.
Goli është shënuar nga mesfushori, hakan Calhanoglu, shkruan Shqip.com.
Pas një fauli të shkaktuar në zonën e rreptësisë nga Franck Kessie, referi akordoi penalti dhe Hakan u tregua i saktë, duke e dërguar topin në rrjetë.
Goli i shënuar nga Çalhanoglu
Për futbollistin e Interit, ky ishte një gol i veçantë, pasi sezonën e kaluar e kishtë bartur fanelën e rosonerëve.
Me rezultatin momental, neurzazurët i afrohen rosonerëve në shtatë pikë.
Kurse, Milani mund ta humbasë një mundësi të artë, për tu bërë lider në Serie A./Shqip.com