Sport Ndërkombëtar

Reali skuadra e radhës që kërkon shërbimet e Endrick

Edhe pse vetëm 16 vjeçar – talenti i Sociedade Esportiva Palmeiras, Endrick, ka rënë në radarin e disa nga skuadrave me të mëdha në Evropë.

Pas FC Barcelona dhe Paris Saint-Germain në garë për talentin e ri është futur edhe Real Madrid, shkruan Marca.

Real Madrid duke se tashmë ka bërë  një ofertë për 16-vjeçarin, megjithatë nuk ka ende marrëveshje të konfirmuar.

Nënshkrimi i tij është afatgjatë, pasi deri në korrik 2024 ai nuk do të mund të udhëtojë në Evropë, kohë në të cilën ai do të mbushë 18 vjeç dhe do të jetë i lirë t’i bashkohet çdo skuadre.

Sipas raportimeve të fundit PSG kanë ofruar 20 milionë euro për të siguruar nënshkrimin e tij.

Lexo edhe:
Barcelona e PSG në “luftë” për talentin 16-vjeçar

Nga ana tjetër Barcelona ka kontaktuar agjentin e lojtarit, por ende nuk ka ndonjë ofertë konkrete.

Megjithatë skuadra braziliane nuk do të dëgjojë oferta nën 35 milionë euro.

/Shqip.com