Sport Ndërkombëtar

Barcelona e PSG në “luftë” për talentin 16-vjeçar

Edhe pse vetëm 16 vjeçar – talenti i Sociedade Esportiva Palmeiras, Endrick, ka rënë në radarin e disa nga skuadrave me të mëdha në Evropë.

FC Barcelona dhe Paris Saint-Germain janë duke shikuar mundësinë e transferimit të sulmuesit të ri.

Madje sipas raportimeve të fundit PSG kanë ofruar 20 milionë euro për të siguruar nënshkrimin e tij.

Nga ana tjetër Barcelona ka kontaktuar agjentin e lojtarit, por ende nuk ka ndonjë ofertë konkrete.

Megjithatë skuadra braziliane nuk do të dëgjojë oferta nën 35 milionë euro.

Ai vitin e kaluar ka luajtur për Palmeiras U20, por gjatë verës iu bashkua ekipit të parë.

Deri më tani braziliani ka arritur që në 10 ndeshje të shënojë gjashtë herë.

/Shqip.com