Sport Ndërkombëtar

Real Sociedad – hijeshia e La Liga-s

Real Sociedad

Real Sociedad është skuadra që po thyen çdo parashikim të mundshëm në La Liga.

Baskët, janë lider të futbollit elitar në Spanjë, pas 12 gjirove të zhvilluara, shkruan Shqip.com.

Të udhëhequr nga Imanol Alguacil, ata po tregojnë ndeshje pas ndeshje, që nuk është e rastësishme pozita ku gjenden tani.

Loja e shpejtë me aksione të rrjedhshme, janë vetëm disa nga veçantitë e kësaj skuadre.

“Arma e fortë” e Sociedadit është loja e mirë në anën ofanzive, ku po shkëqlen dyshja, Mikel Oyarazabal dhe Alexander Isak.

Real Sociedad: Mikel Oyarzabal erklärt Aufstieg von Alexander Isak - kicker
Oyrazabal dhe Isak

Oyrazabal e ka tundur rrjetën gjashtë herë në të gjitha kompeticionet, kurse Isak është autor i pesë golave.

Falë paraqitjeve të mira me Sociedadi, Oyrazabal tashmë është bërë i rregullt në kombëtaren spanjolle, ndërsa Isak është sulmuesi kryesor i Suedisë.

Paraqitje të mira kanë pasur edhe David Silva dhe Andan Januzaj, përkundër faktit që stastisikat e tyre nuk janë më të mirat.

Januzaj ka shënuar një gol, Silva ka një asistim, por efekti i tyre qëndron në orgaznimin e lojës dhe lidhjen e mesfushës me sulm.

Real Sociedad vs Man Utd: Will David Silva and Adnan Januzaj haunt United  in the Europa League? | Football News | Sky Sports
Silva dhe Januzaj

Duke marrë parasysh faktin, që kampionatin e kaluar e mbyllën në vendin e gjashtë, këtë sezonë synim kryesor i klubit mbetet kualifikimi në Ligën e Kampionëve.

Deri në përfundim të La Liga-s, kanë mbetur edhe 26 gjiro./Shqip.com