Real Madrid zbulon datën e përfundimit të ndërtimeve në “Santiago Bernabeu”

Ndërtimet në stadiumin e Real Madrid, “Santiago Bernabeu” pritet të përfundojnë së shpejti pas më shumë se një viti punime, shkruan Shqip.com.
“Los Blancos” kanë shpenzuar më shumë se një miliardë euro për ta rinovuar stadiumin e tyre.
Skuadra madriliene ka konfirmuar se ndeshja e parë e cila do të zhvillohet në stadiumin e rindërtuar do të jetë përballja kundër Celta Vigos më 12 shtator.
Ndeshja pritet të zhvillohet në praninë e tifozëve, por ende nuk është bërë e ditur se sa tifoz do të lejohen të hyjnë për të shikuar ndeshjen.
Përballjen e fundit të cilën madrilienët e kishin luajtur në “Santiago Bernabeu” kishte qenë përballja me Barcelonën më 1 mars të vitit të kaluar.
Ndërsa që nga ajo kohë, ndeshjet janë luajtur në stadiumin “Estadio Alfredo di Stefano”./Shqip.com
📌 HORARIO CONFIRMADO
🆚 @RCCelta
📆 Sábado, 11 de septiembre
⏰ 16:15 CEST
🏟️ Santiago Bernabéu
🏆 @LaLiga | 4ª Jornada
#️⃣ #HalaMadrid pic.twitter.com/WQlsX33WXI— Real Madrid C.F. (@realmadrid) August 23, 2021