Sport Ndërkombëtar

Real Madrid – skuadra e vetme me ecuri perfekte në sezonin e ri

Real Madrid

Kanë kaluar pesë xhiro – por “mbretërit” nuk po ndalen.

Edhe në këtë sezon – e synojnë “sundimin” në Spanjë dhe Evropë.

Real Madrid është skuadra e vetme në Top Pesë Ligat Evropiane – që nuk ka regjistruar humbje apo barazim.

“Mbretërit” kanë bilanc të 100 për qind të fitoreve – teksa sot e deklasuan Mallorcan e Vedat Muriqit – me rezultat 4-1.

Në total – “los blanco” kanë shënuar 15-të gola, teksa kanë pranuar pesë.

Në këtë statistikë më mirë qëndron Barcelona – që ka 15-të gola të shënuar – e vetëm një të pranuar.

Futbollisti më në formë në skudrën e udhëhequr nga Carlo Ancelotti është Vinicius Jr, i cili ka regjistruar katër gola dhe një asistim.

Ndeshjen e rradhës – “galaktikët” e zhvillojnë kundër Leipzig – të mërkurën me fillim nga ora 21:00 – në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve. /Shqip.com