Sport Ndërkombëtar

Real Madrid nuk transferon sulmues tjerë këtë verë

Përgjegjësia kryesore e golave për edicionin e ardhshëm do të mbetet përsëri peshë në supet e Karim Benzema.

Pos tij, Vinicius Jr se bashku me Asension dhe Rodrygon do të jenë në kërkim të rrjetës – pa ndihma nga sulmues të tjerë.

Kjo sepse Real Madrid nuk planifikon të sjelli më sulmues në “Santiago Bernabeu”, raporton Cope.

Benzema dhe Vinicius duke festuar golin

Dështimi i transferit të Kylian Mbappe që qëndroi te PSG, “Los Blancos” do të shkarkojnë Luka Jovic dhe Mariano Diaz.

Një vendim i tillë mund të duket pak kontrovers, pasi që lëndimet e mundshme mund të sjellin krizë në momentet kyçe të sezonit në ardhje.

Momenti i golit të Rodrygo kundër Manchester City-t, gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve

Me Gareth Bale po ashtu të larguar dhe Eden Hazard që më shumë qëndron në shërbimet spitalore të klubit, ‘Mbretërit’ duket se po luajnë me fatin.

Sidoqoftë, djemtë e Carlo Ancelotti-t dijnë të gjithë të shënojnë, qoftë nga ndërprerjet, kundërsulmet apo edhe nga aksionet e rrjedhshme me pasime të shpeshta.

Real Madrid duke festuar me trofeun e La Ligës

Përndryshe, Madrid arriti që me këtë arsenal lojtarësh të shpallen kampionë të La Ligës dhe Ligës së Kampionëve. /Shqip.com