Sport Ndërkombëtar

Real Madrid fiton Champions League për herë të 15-të

Real Madrid nuk di të humbasë finale në UEFA Champions League. Spanjollët janë shpallur kampionë për herë të 15, pasi mundën në “Wembley” me shifrat 2:0 gjermanët e Borussia Dortmund.

Carvajal dhe Vinicius çuan në qellin e shtatë ekipin e Carlo Ancelottit.

Pjesa e parë foli për verdhezinjtë të cilët ishin pranë golit në tre raste. Adeyemi, Fullkrug dhe Sabitzer provuan por Courtois ishte i pakalueshëm.

Fraksioni i dytë i lojës nis më ndryshe. Real Madrid i afrohet rrezikshëm portës së Dortmund, por sërish rasti i pastër për gol vjen nga Fullkrug, sulmuesi verdhezi që godet kokë drejt portës së spanjolle por është Courtois që bën heroin.

Atëherë kur nuk pritej, në minutën e 74 Carvajal godet me kokë një top të marrë nga goditja e këndit dhe e çon në rrjetë. Festa i takon Real Madrid. Dortmund ka humbur toruan, zëvendësimet e Terziç nuk japin rezultat.

Një gabim në mbrojtje i Gittens i çon topin në këmbë Bellingham i cili s’e ka të vështirë t’ia pasojë të pakapshmit Vinicius. Ky i fundit avancon drejt portës së Kobel duke e mposhtur pa shumë vështirësi në minutën e 83-të. Gjermanët kapitullojnë. Minutat e mbetura nuk kanë histori. Haller shënon gol por anësori dhe VAR janë të vendosur për off-side.

Real Madrid, cinik në fushë dhe pa djersitur shumë ngre trofeun e 15-të në histori!

/Shqip.com