Real Madrid i gatshëm të ofrojë 110 milionë euro për mesfushorin argjentinas
Publikuar:
(31.03.2023 15:06:16)

Real Madridi është shumë i interesuar për mesfushorin e Brighton, Alexis Mac Allister. “Los Blancos” u duhet një mesfushor i ri dhe argjentinasi duket se ka profilin e duhur për t’u përshtatur me lojën e madrilenëve.
Real Madrid është i gatshëm të paguajë deri në 110 milionë euro për të, por klubi anglez nuk pranon më pak se 150 milionë euro.

Për 24-vjeçarin ka një konkurrencë të lartë, me Arsenalin dhe Manchester Unitedin, që po ashtu e pëlqejnë shumë mesfushorin, ndaj Reali duhet të nxitojë nëse nuk dëshiron ta humbasë.
/Shqip.com