Sport Ndërkombëtar

Real Madrid fiton, vazhdon garën për titull

Klubi i Real Madridit ka mposhtur me rezultat 2:0 Atletico Bilbaon në kuadër të javës së 18-të në Ligën Spanjolle.

Golat për madrilienët i realizuan Karim Benzema në minutën e 24-të të ndeshjes dhe Toni Kros në minutën e 90-të të ndeshjes.

Pas kësaj fitore Real Madrid vazhdon garën për titull duke u renditur në pozitën e dytë me 41 pikë, tri më pak se Barcelona ndërsa Bilbao gjendet në pozitën e 8-të me 26 pikë.

/Shqip.com