Real Madrid dëgjon këngën “You’ll never walk alone”
Publikuar:
(17.03.2023 08:03:17)

Real Madridi e ka eliminuar nga Liga e Kampionëve Liverpoolin para dy ditësh, duke e mposhtur me rezultat të përgjithshëm 6-2.
Por, ajo që ra në sy pas ndeshjes ishte kënga që u dëgjua në Bernabeu, ku klubi e lëshoi këngën e klubit anglez “You’ll never walk alone”, që në shqip do të thotë “Ti nuk do të ecësh kurrë vet”.
Kujtojmë se Reali ndeshjen e parë në Angli e fitoi me rezultat 2-5, ndërsa ndeshjen e kthimit në Bernabeu e fitoi me rezultat minimal, 1-0 falë golit të Benzemas në minutën e 78-të.
/Shqip.com