Real Madrid-Chelsea, publikohen formacionet zyrtare

Janë publikuar formacionet startuese, të ndeshjes Real Madrid-Chelsea, e cila nis me fillim nga ora 21:00.
Takimi i parë u mbyll me rezultat 1-3, në të mirë të spanjollëve dhe tashmë londinezët do kërkojnë revansh.
Strategu italian, Carlo Anchelotti ka vendosur që të mos bëjë shumë ndryshime nga ndeshja e kaluar.
Në mesfushë – nga minuta e parë do luajnë Modric, Kross dhe Casemiro.
Teksa, në sulm së bashku me Karim Benzeman – do jenë edhe Vinicius Junior dhe Valvedere, i cili ka edhe detyra defanzive.
I rikthyer në formacion është Nacho – që do të luaj në qendër të mbrotjes.
Në anën tjetër, Thomas Tuchel nuk do e nisë këtë takim me tre qendërmbrojtës, sikur herën e kaluar.
Trajneri gjerman ka vendosur të luaj me system 4-3-3, ku i rikthyer është Loftus-Check.
Ndërsa, në sulm janë Havertz, Mount dhe Werner.
Një mungesë e rëndësishme është ajo e Romelu Lukakut, i cili është i lënduar.
Në të njëjtën kohë – do të zhvillohet edhe takimit jetër, Bayern Munchen – Villarreal.
Në ndeshjen e parë, fitues dolën spanjollët me rezultat 1-0./Shqip.com
