Real Betis – shumë afër Europaligës
Publikuar:
(10.05.2022 20:56:01)

Real Betis ka triumfuar me rezultat 0-3 në udhëtim te Valencia – për të bërë edhe një hap parë drejtë kualifikimit në Europaligë.
Golin e parë në këtë takim e realizoi William Jose – kur po zhvillohej minuta e 57-të.
U prit një përgjigje nga vendasit, por nuk erdhi.
Ndërsa, mysafirët e dyfishuan rezultatin me anë të Sergio Canales
Përkundër orvatjeve, Valencia nuk arriti ta shënojë as golin e nderit.
Në anën tjetër, Betisi realizoi edhe një herë. Autor i golit ishte Borja Iglesias.
Me këtë fitore, skuadra e udhëhequr nga Manuel Pellegrini ngritet në kuotën e 61 pikëve, dhe e përforcon vendin e pestë në tabelë.
Teksa, Valencia – pozicionohet në pozitën e dhjetë, me vetëm 44 pikë të grumbulluara.