Lajme Ballkan

Reagon Vuçiq: Do t’i kërkojmë KFOR-it ta lejojë hyrjen e ushtrisë serbe në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Beogradi do t’i dërgojë kërkesë komandantit të KFOR-it që të sigurojë hyrjen e ushtrisë serbe në territor të Kosovës.

Vuçiq tha se e di që një kërkesë e tillë do të refuzohet, por sipas tij, është mirë që të dihet se një kërkesë e tillë është bërë, ashtu që askush të mos thotë se s’ka ardhur kurrë një gjë e tillë nga pala serbe.

Përmes një konference për media, Vuçiq ka akuzuar Kosovën për mosimplementim të Marrëveshjeve të Brukselit, shkruan Danas.

Tutje, Vuçiq, ka thënë se Dejan Pantiq është arrestuar për atë që ka ndodhur gjatë “tentativës së okupimit” të objektit të KKZ-së në Mitrovicën e Veriut dhe ka thënë se akuzohet për “terrorizëm”.

/Shqip.com