Lajme

Reagon vëllai i Donjeta Pajazitajt: Drejtësia është e fëlliqur

Donjeta Pajzitaj e vrarë më 9 nëntor 2015, në bjeshkët e Strellcit, Komuna Deçan
Donjeta Pajzitaj e vrarë më 9 nëntor 2015, në bjeshkët e Strellcit, Komuna Deçan

Gjykata Supreme ka liruar nga akuzat Naser Pajazitajn, të akuzuarin për vrasjen e Donjeta Pajazitajt në vitin 2015.

Për këtë ka reaguar vëllai i Donjetës, Shkelqim Pajazitaj duke thënë se drejtësia e Kosovës edhe njëherë e vërtetoi se sa e fëlliqur është.

Lexo edhe:
Lirohet i akuzuari për vrasjen e Donjeta Pajazitajt

Drejtësia e Kosovës edhe njëherë vërtetoi se sa e fëlliqur është, edhe një here vërtetoi se njërzillaku nuk po ekzistojka, e vërtetoi qe njerëzimi qe punon aty e SHESIN fytyrën e tyre per para. Nga sot e tutje ne nuk kemi besim as ne Polici, Gjykata e as ne Prokurori kur qe 7 vite nuk kenë ne gjendje me e zbulu te vërteten. Keta me shumë jane te interesuar te marin nje page nga shteti sesa te vën drejtësi ne vendin e tyre”, ka shkruar Pajazitaj në Facebook.

/Shqip.com