Reagon UNMIK-u pas vjedhjes në zyret e këtij misioni në Veri
Gjatë ditës së sotme u raportua për vjedhje në zyrat e UNMIK-ut në veri, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.
Lidhur me rastin është deklaruar edhe Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë.
Në një përgjigje për Klan Kosova thuhet se qasja në këto zyra ka qenë e kufizuar nga incidentet që ndodhën në muajin maj.
“UNMIK-u ka vizituar zyrat e tij në disa raste për të marrë disa nga pasuritë e tij dhe për të vlerësuar objektet me mbështetjen e KFOR-it dhe në koordinim me autoritetet e Kosovës”, thuhet në përgjigje.
Misioni i OKB-së në Kosovë shton se u ka shprehur shqetësimin autoriteteve të Kosovës për hyrjen e paautorizuar në objektet e tij dhe ka kujtuar se objektet dhe asetet e Kombeve të Bashkuara janë të pacenueshme dhe qasja në ato objekte duhet të ruhet dhe garantohet gjatë gjithë kohës.
/Shqip.com