Lajme

Raportohet për vjedhje në zyrat e UNMIK-ut në Veri

UNMIK
UNMIK

Sot gjatë ditës është raportuar nga disa media se në veri janë thyer dhe vjedhur zyrat e UNMIK-ut, në Zubin Potok dhe Leposaviq.

Lidhur me rastin është deklaruar policia.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të policisë në veri, Veton Elshani, tha për Klan Kosova se policia i ka gjetur xhamat e thyera.

Elshani tha se nuk ka ende informacione se çka është vjedhur atje.

“Ne ekzaminuam të gjitha, por s’e dimë çka ka pasur brenda. Nuk kemi informacione përveç asaj se çka është raportuar, nuk e di”, tha ai.

/Shqip.com